VENDI JUAJ FAVORIT PËR DITE NDRYSHE
LUMI SHALËS
Lumi i Shalës, i njohur si një nga perlat natyrore të Shqipërisë, që ndodhet në rajonin verior të vendit. Ky lumë i jashtëzakonshëm rrjedh përmes luginave të thella dhe maleve të larta, duke ofruar një pamje spektakolare dhe një ambient të paprekur nga civilizimi. Me ujëra të kristaltë dhe të kaltër, Lumi i Shalës është një destinacion i preferuar për aventurierët dhe adhuruesit e natyrës.
MollA shoshiT
Per te apasionuarit pas ecjeve malore, Lugina Molla e Shoshit eshte nje nga atraksionet qe mund te vizitoni nderkohe qe jeni vendosur me pushime ne Lumin e Shales. Duke u nisur nga njera prej bujtinave te vendosur ne Lumin e Shales, Mali i Shoshit dhe deri majat e maleve te Thethit, ky itinerar zgjat 1.5 ore ecje ne ngjitje mes pyjeve e shpateve malore, duke shijuar e ekploruar zonen perreth ne gjithe magjine qe Zoti e ka bekuar kete zone, me nje flore e faune te pasur.
Ky destinacion,ku është Molla e Shoshit dhe Blini i Gurit te Lekes,grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare. Lumi i Shalës ështe një vend i izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron aventurierëve një panoramë nga ato që ngjajnë me Tajlandën e largët, prandaj dhe vlersohet si destinacioni më i bukur në Shqipëri.
Aventurierët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës. Ata mund të arrijnë të shijojnë këtë destinacion të ri duke ngulur çadrat e kampingut për një eksperiencë plotësisht individuale rrethuar nga majat e larta, për të cilat vendasit tregojnë legjenda mesjetare.
uDHETIM ME ANIJE
kUJTIME TE PAHARRUESHME
uDHETIM I SIGURT